Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas koalicioneve ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për balotazhin e zgjedhjeve lokale.
Zëdhënësi i LVV’së, Arlind Manxhukaj, ka pretenduar për një mbështetje të mundshme nga ana e Uran Ismajlit ndaj Përparim Ramës në Prishtinë, shkruan Insajderi.
“LDK mbështet PDK-në në Prizren. Nënkryetari i PDK-së mbështet Përparim Ramën e LDK-së në Prishtinë”, thuhet në shkrim.
“Ndërkohë, kujtojmë sikletin e kërcënimin e Lumir Abdixhikut kur dega e subjektit të tij e mbështeti LV-në në Vushtrri. PDK kërkoi ndryshim në Prishtinë në raundin e parë, njëjtë edhe LDK në Prizren. Ndërkohë, tash bashkohen në koalicion me mosndryshimin”, thuhet në postimin e tij më tej.
Sot zyrtarisht u bë i ditur koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së në Mitrovicë, teksa jozyrtarisht u flit për një koalicion mes këto dy partive edhe në Prizren. /Insajderi.org/




