Ky dyshohet të jetë motivi që çoi deri te vrasja e dy vëllezërve në Malishevë nga dhëndërri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Gullbovc të komunës së Malishevës, ku janë vrarë dy vëllezër pas të shtënave me armë zjarri.

Sipas informacioneve të para, viktimat janë meshkuj të moshës rreth 30 dhe 40 vjeç. Dyshohet se autori i kësaj vrasjeje të dyfishtë është dhëndërri i tyre, i cili pas ngjarjes është larguar nga vendi i krimit.

Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se konflikti dyshohet të ketë nisur pas një mosmarrëveshjeje mes palëve, e cila më pas ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja është gjetur në vendngjarje, ndërsa njësitë policore janë vënë në kërkim të të dyshuarit që ndodhet ende në arrati.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërsa tronditja në komunitet mbetet e madhe pas kësaj tragjedie familjare.