Këshilltari i Albin Kurtit, Hysamedin Feraj, bëri një krahasim skandaloz mes Zotit (Perëndisë) dhe shefit të tij.
Feraj këtë e bëri teksa tentoi të ngriste një analogji ndërmjet bindjeve të një besimtari dhe të një votuesi të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas tij, votuesi që mbështet Kurtin në nivel qendror, por jo kandidatin e tij lokal, është si një besimtar që pranon Zotin, por mohon profetin.
Deklarimi i tij në Facebook:
Bisedë interesante, sepse “teologjike”, mes votuesve të LVV-së:
Njëri: e votoj Albinin në nivel Kosove, por jo kandidatin që ai më propozon për nivelin lokal.
Tjetri: si muslimani që thotë “e besoj Allahun, por jo të të dërguarin e tij në tokë, profetin Muhamed a.s.”, ose i krishteri që thotë “e besoj Atin, por jo birin (Krishtin), i krishteri nuk i beson Krishtit”.
(nga shënimet e mia gjatë fushatës elektorale).




