Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Istog, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, që dyshohet të jenë shkaktuar me një sëpatë.
Sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur pas një përleshjeje fizike mes viktimës dhe një personi të dyshuar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Njëri nga të përfshirët ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
Personi i dyshuar, i cili sipas Policisë është i njohur për organet e rendit, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim”, deklaroi Gashi.




