Ish-teologia, Maria Lumi flet sërish në TikTok: ‘Po jetoj’

Ish-teologia e njohur, Merjem Lumi, e cila tani ka zgjedhur emrin Maria, ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale pas vëmendjes së madhe që mori vendimi i saj për të hequr mbulesën.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet e buzëqeshur në natyrë, ndërsa era i lëviz flokët, e shoqëruar me një përshkrim të thellë për mënyrën se si po e përjeton këtë fazë të re.

Ajo e nis shkrimin me fjalët “Po jetoj…”, duke e përshkruar veten me “flokë të çmendura nga era” dhe një “buzëqeshje që s’ka frikë nga jeta”.

Mesazhi kryesor i Marisë fokusohet në pranimin e vetes dhe lirinë për të qenë autentike, larg perfeksionit.

“Nuk jam këtu me u duk e përsosur, jam këtu me u duk e gjallë. Me gjithë rrudhat e qeshjes, shiun në xhaketë dhe sytë që s’kanë mësuar kurrë me u fsheh,” shkruan ajo.

Në fund, ajo ndan reflektimin më të fortë, që tingëllon si një përgjigje ndaj çdo komenti apo gjykimi, duke theksuar se zgjedhja e saj është personale dhe nuk dëmton askënd.

“Dhe po buzëqesh, jo se jeta është perfekte, por se unë jam në paqe me veten dhe nuk cënoj askënd me lirinë time,” përfundon Maria. /Prive By Liberta Spahiu