Gazetari, Parim Olluri i ka reaguar diplomatës së detyrë, Donika Gërvalla, e cila reagoi pas përplasjes së të parit me deputetin e VV-së, Nezir Krarin në një studoi televizive, ku përveç debatit të ashpër transpemtimi u ndërpre për shkak të indikacioneve për sulm fizik, raporton GazetaDemos.
Gërvalla ‘eskaloi’ në ofendimi në këtë reagim, duke thënë; “Televizion rrugaç.. Moderator rrugaç. “Analist” mercenar rrugaç. Por me prof. Nezir Krakin kot e keni. As nuk mateni e as nuk ia dilni dot. Në mes të llumit tuaj shkëlqen dija dhe dinjiteti i tij. Marre ju koftë!”.
Për këtë gjuhë të përdorur, Olluri deklaroi se vetë ministrja në detyrë është nxitja dhe promotorja e gjuhës ofenduese kundër mediave në Kosovë.
“Gjuha fyese dhe shpifese e eksponenteve te pushtetit kunder gazetareve beri qe debati te eskalonte. Shpreh keqardhje ndaj publikut qe nuk meritonte te shihte pamje te tilla. Debati eskaloi dhe perfundoi ne menyren qe nuk do te deshiroja.
Sa i perket postimit te kryediplomates ne detyre, Donika Gervalles, qe s’paska lene gje te zeze pa thene, ajo vec e paska konfirmuar edhe njehere qe eshte nxitesja dhe promotorja e gjuhes ofenduese kunder mediave”, tha ai.




