div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-26640 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Bajrami për votat në Mitrovicë: Kushdo që ka guxuar të prekë vullnetin e qytetarëve e ka vendin në burg

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është deklaruar lidhur me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut, ku dyshohet se ka manipulime me vota.

Bajrami vlerëson se kushdo që ka prekur votat dhe kushdo që ka guxuar të prekë vullnetin e qytetarëve e ka vendin në burg, njofton Dukagjini.

Mes tjerash, deputetja i ka bërë thirrje urgjente Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë, Policisë që të veprojnë dhe të qartësojnë krejt çka ka ndodhur në Mitrovicë.

“I bëj thirrje urgjente KQZ-së, Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve tjera ligj zbatuese të veprojnë dhe të qartësojnë gjithçka që ka ndodhur në Mitrovicë. Nuk duhet dhe nuk guxon të kalojë si diçka normale një gabim i ashtuquajtur “teknik” në fletëvotime. Askush nuk duhet të frikësohet nga zbardhja e së vërtetës. Procesi elektoral është lënduar dhe duhet sa më shpejt të ketë përgjigje dhe përgjegjësi!”, ka shkruar Bajrami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *