div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-26643 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Numërimi i votave në QKN, ngushtohet diferenca mes Pecit e Tahirit

Numërimi i votave është duke vazhduar në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë.

Sipas përditësimit të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, diferenca mes Faton Pecit e Arian Tahirit është vetëm 554 vota.

Deri më tani sipas KQZ-së në QKN në Mitrovicë është kryer numërimi i 69 vendvotimeve, nga 105 sa janë në total.

Peci momentalisht është i pari me 51,27 për qind, duke lënë pas Arian Tahirin e PDK-së me 48,73 për qind.

Sipas rezultateve preliminare, Peci printe para Tahirit në dallim prej më shumë se 2300 vota.

Verifikimi i votave në Mitrovicë sipas KQZ-së pritet të përfundojë sot.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar rinumërim në këtë komunë pas dyshimeve për manipulim me vota, megjithatë Prokuroria e KQZ-ja kanë urdhëruar rinumërimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *