div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-26648 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Vazhdon verifikimi i votave në Mitrovicë – a po ndryshon rezultati?

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë së Jugut është duke vazhduar procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë mes Faton Pecit të VV-së dhe Arian Tahirit të PDK-së.

Deri më tani janë procesuar 69 vendvotime, që kanë rezultuar me këto të dhëna: Peci (51,27%) dhe Tahiri (48,73%)
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka urdhëruar të martën Komisionin Komunal Zgjedhor ta rifillojë numërimin e votave të balotazhit të 9 nëntorit në Qendrën Komunale në Mitrovicën e Jugut, që u ndërpre pas raportimeve për manipulime.

Prokurori që do ta hetojë rastin e dyshimeve të ngritura është ndërruar, ndërsa po vazhdojnë polemikat mes akterëve të dy partive për garën në Mitrovicë./Klankosova.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *