Gazetari Berat Buzhala ka thënë se ka dëgjuar një përgjim të ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ndaj të cilës tashmë është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale për rastin e “Rezervave shtetërore”.
Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se në atë përgjim, për të cilin tha se nuk ka pasur autorizim për ta publikuar, Rozeta thotë se “e ka shti Kurti” me i dhënë tender një personi.
“Rozeta tash i shantazhon Kurtin dhe gjithë tjerët që janë aty. Po ta them këtë për herë të parë, kam dëgjuar përgjime tjera, por s’e kam pasur autorizim për publikim, për tenderë tjerë ku Rozeta dëgjohet duke thënë se ‘më ka shti Kurti me dhanë filan tenderin’. Thotë që më ka shti Kurti për filan biznesmenin sepse thotë se ai është aq i poshtër sa që nuk ia kisha dhënë kurrë tenderin”, thotë Buzhala
Ndër të tjera, ai tha se Hajdari tash po i shantazhon të gjithë të përfshirët.
“Kjo ka raporte shumë të këqija edhe me Sekretarin Permanent që është aty (në ministri), i cili është i VV, mirëpo kjo i ka mbajtur të shantazhuar, dhe tash reagimet e tyre në mbrojtje të saj janë nga frika se kjo ka me kallxu. Unë s’e besoj që ato lekë i ka marrë ajo, ato i ka marrë Ridvani, sepse kjo veç i ka proceduar. Ja i ka marrë partia, ja Ridvani, ja Besnik Bislimi”, u shpreh gazetari Berat Buzhala.




