Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Prizren, pasi dyshohet se janë përfshirë në një incident mes vete gjatë orarit të punës.
Në njoftimin e IPK-së thuhet se hetuesit kanë ndërmarrë veprimet fillestare për të sqaruar rrethanat e rastit.
Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me një incident të ndodhur në Prizren, ku ishin të përfshirë dy zyrtarë policorë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se zyrtarët janë përfshirë në një mosmarrëveshje pas një fjalosjeje gjatë orarit të punës,” thuhet në njoftim.
Pas hetimeve të para, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës që të suspendojë nga detyra dy zyrtarët e Stacionit Policor në Prizren, derisa të përfundojë procesi hetimor.




