‘Shpërthen’ Gani Geci: Albin Kurti po i përdor si prezervativë një nga një deputetët e Listës Guxo

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka reaguar me tone të ashpra ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e anëtarëve të Listës Guxo, dikur anëtarë të LDK-së, raporton GazetaDemos.

Geci ka vlerësuar se këta të fundit po përdorën banalisht nga Kurti, të cilin e quajti “komunistini i Cërnagorës”, për ta dëmtuar LDK-në.

Ai shkoi larg me ofendime duke përdorur ofendime, e duke i akuzuar se shiten për para.

“Ky komunistini i Cërnagorës, për interesa të veta, po i përdor si kondom një nga një deputetët e listës Guxo, kundër programit të djathtë të LDK-së; i dërgon në studiot televizive për interesa makjaveliste dhe majtiste. Disa zuzar e zuzarica po e shitshin prapanicën për pak pare; dikush për një post, dikush për pak subvencione; dikush si OJQ me marrë naj lek, dikush me u ba deputet. Dikush tu majtë ymyd në ato ……të dashit e tuj mos shti mish për darkë”.

“Disa prej tyre ma herët ia lëpinin prapanicën Isa Mustafës, disa Hashim Polarit e disa Ramush Haradinajt, e tash u myten tue ia lëpi prapanicën Albinit me prejardhje nga Cernagorja e Dejones me prejardhje nga Greqia. Ani kur po i shoh disa tu u mundu me u ba patriota, e KFOR-i tu na e ru kufirin e Kosovës; e qysh i njoh unë, po me ba me shku KFOR-i, krejt këta ‘patriotat’ e LVV-së për nji orë në Tiranë ikin, për këta që ikin, e kam me të provume. Hahahahah”, ka thënë ai.