Një person është plagosur nga arma e zjarrit gjatë ditës së sotme në fshatin Sharban të Prishtinës, rreth orës 14:30.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor dhe se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat.
Pas raportimeve fillestare se personi i plagosur mund të ishte pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, “Demos” kontaktoi me zyrën për informin të Ministrisë.
Nga Minista e Mbrojtjes për “DEMOS” deklaruan se nuk kanë asnjë njoftim apo raport nga Policia lidhur me rastin.
“Zyrtarisht nuk kemi asnjë njoftim apo raport nga Policia lidhur me rastin, prandaj nuk mund të konfirmojmë nëse ndonjë pjesëtar i FSK-së është i përfshirë,” kanë deklaruar nga Ministria e Mbrotjes për “DEMOS”




