Një person është plagosur sot në fshatin Sharban të Prishtinës, i cili është dërguar për treman mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:30.
“Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.”, ka thënë Pllana për Reporteri.net.
Nasel Syla, drejtor i Emergjencës në QKUK ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net. se i plagosuri është në gjendje stabile.
“Ai ka vazhduar për tretman të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë”, ka thënë Syla.




