Një i ri kosovar në Francë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u përfshi në një aksident mëngjesin e kësaj të shtune, në autostradën A36 në rajonin Jura, në Lavans-les-Dole, midis Dole dhe Besançon, të shtetit francez, raporton Klankosova.tv
Siç mëson Klankosova.tv, tre persona mbetën të lënduar dhe mes tyre edhe D.S. (emër i njohur për redaksinë), rreth 18-vjeçar nga Kaçaniku, i jeton me familjen e tij në Francë.
Kosovari, i cili ishte pasagjer, sipas informacioneve të para është në koma dhe po lufton me jetën.
I riu dhe miqtë e tij u vetaksidentuan me makinë, pasi shoferi humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke e goditur mbrojtësen, raporton Klankosova.tv
Sipas policisë francezë, në vendin e ngjarjes dolën rreth 16 zjarrfikës për të ndërhyrë në rast, të cilët i gjetën dy nga të lënduarit në gjendje kritike për jetën.
Në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe ndërsa pasagjeri i dytë thuhet të ketë lëndime më të lehta.
Hetimi për aksidentin tashmë ka nisur nga autoritetet atje, që do të zbulojnë edhe shkaqet e rastit të rëndë.




