div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-27253 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
E konfirmon Policia, arrestohen katër serbë, hyrën të armatosur në territorin e Kosovës

Katër gjuetarë serbë janë arrestuar dje në fshatin Sfircë, brenda territorit të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës nëpërmjet një deklarate për media.

Sipas policisë, katër serbët kishin kaluar ilegalisht vijën kufitare dhe me vete kishin armë.

“Njësite policore kanë arrestuar katër persona të dyshuar ( gjuetarë) shtetas të Serbisë për kallim ilegal të vijës kufitare dhe armëmbajtje pa leje, te cilët kanë hyrë nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës”.

Sipas policisë, armët dhe municioni i gjetur janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit, me vendim të organeve kompetente të drejtësisë, janë dërguar në mbajtje konform procedurave ligjore.

“Policia e Republikës së Kosovës u bën thirrje mediave që të referohen vetëm në burime të verifikuara dhe të shmangin publikimin e informacionit të pa konfirmuar, i cili mund të ndikojë negativisht në rendin dhe sigurinë publike”, njofton policia.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së përgjithshme, zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *