Reshjet e shiut kohëpaskohe paraqiten ditën e martë, që duke shkuar orëve të mbrëmjes po parashihet të jenë më intenzive në pjesë të vendit, madje të shoqëruara edhe me bubullimë.
Në pjesë të vendit, sidomos nga Dukagjini nuk përjashtohen mundësi edhe për përmbytje të shpejta, apo rritje e nivelit përgjatë rrjedhës së Drinit të Bardhë.
Temperaturat pësojnë rënie nga 11C e 12C paradite, orëve të pasdites në 6C e 9C. Fillimisht frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e juglindore 4-10m/s, e pasdite ndryshon drejtimin në krahun verior dhe frynë me hove deri në 13m/s.
Reshjet e shiu vazhdojnë kohëpaskohe mëngjesin e mërkurës, e më pas gradualisht pushojnë, mirëpo vendi mbetet i mbuluar nga vranësirat e ulëta.
Ditën e enjtë vranësirat shpërndahen, e do të ketë intervale me diell. Temperaturat shënojnë rritje deri në 14C e 15C. Ndonjë rigë lokale shiu shfaqet ditën e premtë. Të shtunën megjithëse kalojnë vranësira nuk paraqiten mundësi për të reshura. Minimalet gjithashtu shënojnë rritje deri në 7C e 8C.
Nga e mërkura sërish frynë erëra nga krahu jugor të lehta dhe mesatare, e prej së premtes me hove deri në 15m/s, njofton Mendimi për Motin.




