Konfirmohet rivali i parë i mundshëm i Kosovës në play-off

Skenari i kualifikimit direkt të Kosovës në Kupën e Botës është pothuajse i pamundur.

Për të arritur këtë, Dardanët duhet të mposhtin Zvicrën me më shumë se pesë gola, në duelin e së hënës në mbrëmje.

Kësisoj, me vendin e dytë të sigurt në grup dhe kalimin në fazën play-off, të dielën është zyrtarizuar rivali i parë i mundshëm i Kosovës në play-off. Ky rival është Çekia, e cila zyrtarisht do të jetë në vazon e dytë të ekipeve në play-off, derisa Kosova do të jetë në vazon e tretë.

Për çekët nuk ekziston mundësia që të ngjiten një vazo më sipër, por as që t’i bashkohen Kosovës në vazon e tretë.

Megjithatë, sot janë disa skenarë që mund të ndryshojnë situatën përvazon e dytë (kundërshtarët e tjerë të mundshëm të Kosovës) për Sllovakinë, Skocinë dhe Irlandën që provizorisht plotësojnë vazon e dytë.

Skenarët e mundshëm për vazon e dytë (ndeshjet e sotme)

Uells – Maqedoni e Veriut

Fitorja e Uellsit, e vendos në vazon e dytë si kundërshtar të mundshëm për Kosovën. Në të kundërt, Uellsi do të pozicionohet në vazon e katërt. Fitorja e Uellsit do sillte zyrtarisht rënien e Irlandës në vazon e tretë, duke mos qenë rival i mundshëm për Kosovën në “play off”.

Austri – Bosnjë Hercegovinë

Fitorja e Bosnjës ndryshon vazon e dytë dhe rivalët e mundshëm të Shqipërisë. Me fitore ose barazim, Austria do të vendosej në vazon e parë.

Skoci – Danimarkë

Fitorja e Skocisë do të vendoste Danimarkën në vazon e parë të shortit të “play off”. Në të kundërt, me çdo rezultat tjetër, Skocia mbetet si kundërshtar i mundshëm në vazon e dytë.