Tahiri: Kosova ka nevojë për Ramush Haradinajn kryeministër!
Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se tashmë është koha për Ramush Haradinajn.
Tahiri tha se Kosova po kalon një nga periudhat më sfiduese të pasluftës dhe se në këto rrethana vendit i duhet një udhëheqës që e njeh shtetin, e njeh botën, dhe mbi të gjitha e njeh përgjegjësinë e qeverisjes.
“Ramush Haradinaj është një prej të vetmëve që i ka qëndruar gjithmonë besnik interesit shtetëror. Ai ka folur hapur, pa kalkulim politik, në çastet kur vendimet e vështira duhej të thuheshin troç, edhe kur askush tjetër nuk guxonte të bënte këtë” shkruan Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Koha për Ramush Haradinajn
Kosova po kalon një nga periudhat më sfiduese të pasluftës: krizë të brendshme politike, tensione me aleatët, rrezik të izolimit dhe mungesë të qartë të vizionit strategjik.
Në këto rrethana, vendit i duhet një udhëheqës që e njeh shtetin, e njeh botën, dhe mbi të gjitha e njeh përgjegjësinë e qeverisjes.
Ramush Haradinaj është një prej të vetmëve që i ka qëndruar gjithmonë besnik interesit shtetëror. Ai ka folur hapur, pa kalkulim politik, në çastet kur vendimet e vështira duhej të thuheshin troç, edhe kur askush tjetër nuk guxonte të bënte këtë.
Kur shumëkush nuk e kuptonte rrezikun që sillte mungesa e përvojës në qeverisje, kryetari Haradinaj paralajmëroi se Kosova po hynte në rrugë të pasigurta. Sot, kjo është e dukshme për të gjithë.
Kur të tjerët fokusoheshin në detaje teknike, ai pa më larg, te mungesa e koordinimit me aleatët, te rritja e ndikimeve të agjendave të jashtme, te rreziku i narrativave që afronin Kosovën me agjenda të huaja. Çdo paralajmërim i tij, tash e dy dekada një nga një, u vërtetua.
Ndërkohë, së fundmi personalitete me peshë globale, si gjenerali Wesley Clark, diplomati James Rubin dhe drejtues politik të Kosovës, kanë folur publikisht për Ramushin me respekt të veçantë. Clark e ka quajtur “komandant të natyrshëm dhe të pavarur”. SHBA i besoi atij procese vendimtare për shtetin, përfshirë: lirinë, shtetësinë edhe ushtrinë, projekte që ai i çoi deri në fund.
Këto atribute të njohura nga higura historike nuk janë merita të zakonshme, këto janë dëshmi të një lideri të provuar, që në rrethana jo të lehta diti të sillej si burrështetas.
Kosovës sot i duhet një kryeministër që nuk ikën nga përgjegjësia, që nuk humbet busullën kur situata bëhet e vështirë, dhe që nuk diskuton për shtetin në nivel eksperimentesh. I duhet dikush që e ka udhëhequr vendin në kohë krizash, që ka marrë vendime të guximshme dhe që ka qëndruar krah për krah me aleatët strategjikë.
I duhet seriozitet.
I duhet stabilitet.
I duhet përvojë dhe vendosmëri.
Prandaj, po, Republika e Kosovës ka nevojë për Ramush Haradinajn kryeministër.
Kosova nuk ka nevojë vetëm për një kryeministër të radhës.
Kosova ka nevojë për një udhëheqës të provuar.
