Presidentja Osmani ndërrmer këtë veprim pasi shpërndau Kuvendin

Presidentja Vjosa Osmani do të dalë në konferencë për media, pas dekretit që nënshkroi për shpërndarjen e Kuvendit.

Këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina, e ka konfirmuar për Reporteri.net se konferenca do të mbahet në orën 13:00.

Vendimi për shpërndarjen e Kuvendit, pas të cilit pritet data e shpalljes së zgjedhjeve të reja, erdhi pas dështimit edhe të mandatarit të dytë për formimin e Qeverisë, në seancën e djeshme.

Sot Osmani mblodhi liderët e partive e pastaj nënshkroi dekretin për shpërndarje të Kuvendit.

Siç merr vesh Gazeta Online Reporteri.net, gjatë takimit me Presidenten, kreu i VV’së, Albin Kurti dhe ai i partisë “Guxo”, Faton Peci, kanë propozuar si datë për mbajtjen e zgjedhjeve 28 dhjetorin.

Kreu i PDK’së, Bedri Hamza, ai i LDK’së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK’së kanë anuar ka 21 dhjetori.

Ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka përmendur si datë 21 dhjetorin ose 11 janarin, teksa ka thënë se zgjedhjet s’mund mbahen më 4 janar apo 28 dhjetor, shkaku i festave të fundvitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *