Zgjedhjet më 28 dhjetor, reagojnë nga PDK-ja

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se vendimi i Presidentes në caktimin e zgjedhjeve më 28 dhjetor është i njëanshëm, shkruan Reporteri.net.

Ajo ka thënë se kjo datë “mbetet një mundësi historike për ta rikthyer institucionin te qytetari dhe te vullneti i shumicës”.

Reagimi:

Data e zgjedhjeve u përcaktua 28 Dhjetor. Le ta shndërrojmë këtë ditë në momentin e rikthimit të përgjegjësisë, maturisë dhe vizionit politik që i duhet Republikës sonë.

Edhe pse vendim i njëanshëm i Presidentes, kjo datë mbetet një mundësi historike për ta rikthyer institucionin te qytetari dhe te vullneti i shumicës.

Vendimmarrja nuk mund të jetë e plotë pa zërin e popullit, prandaj 28 Dhjetori është dita jonë.

Diasporën tonë e mirëpresim me zemër të hapur.

Vota juaj nuk është vetëm numër është forcë, është përgjegjësi dhe është pjesë e pandashme e rrugës sonë politike.
Bashkë për Kosovën!