Caktimi i zgjedhjeve me 28 dhjetor, reagon Kurti

Kreu i LVV-së, Albin Kurti,ka reaguar pas vendimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, për caktimin e 28 dhjetorit si datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kurti ka thënë se kjo datë është më e përshtatshmja për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë. Ajo bëhet edhe më madhështore kur ka pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve tanë me të drejtë vote. Në të njëjtën kohë, duhet të sigurohemi që institucionet shtetërore kanë kohën e mjaftueshme për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi zgjedhor të jetë i rregullt, i drejtë dhe demokratik. Andaj, ne e mirëpresim caktimin e datës 28 dhjetor nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, si datën më të përshtatshme për zgjedhjet e parakohshme që po na presim”, tha ai.