Haradinaj hap dilema: Ja nëse do të futet në garën për kryeministër

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është pyetur nëse do të jetë sërish kandidat për kryeministër.

Ai tha se ende nuk ka një konfirmim për këtë çështje, por nuk ka as ndonjë zhvillim tjetër që ndryshon situatën, duke mbetur bartës i listës.

“E kemi diskutuar në Aleancë, në Kryesi, në Këshill të Përgjithshëm. Nuk kemi ndonjë zhvillim të ri, pra ndryshe nga kjo, ende nuk e kemi konfirmuar, por e kemi diskutuar, mbetem bartës i listës”, deklaroi Haradinaj.

Kreu i AAK-së shtoi se aleanca do të përpiqet të sigurojë që ofertat të jenë “sa më racionale”.

“Atë përvojë që kemi akumuluar, ato njohuri që i kemi për temat dhe qeverisjen, dëshirojmë t’i ndihmojmë vendit, duke qenë sa më adekuat”, përfundoi Haradinaj në emisionin Rubikon.