Lojtari i Sllovakisë thotë se nuk e njeh fare Kosovën

Futbollisti i Kombëtares së Sllovakisë, Ivan Schranz, ka komentuar shortin dhe përballjen me Kosovën.

Ai ‘injoroi’ Kosovën, duke thënë se nuk ka informacione për këtë kombëtare, por që do ta analizojnë deri në mars, shkruan GazetaBlic Sport.

“Nuk kisha një të preferuar midis katër kundërshtarëve të mundshëm, secili është shumë i fortë. Ne kemi Kosovën, kështu që e pranoj, edhe pse nuk di shumë për këtë ekip për momentin. Por deri në mars, ekipi përgjegjës patjetër do të mbledhë shumë informacion dhe do ta analizojë kundërshtarin në mënyrë të përsosur.”

“Jam i lumtur që po luajmë në shtëpi, kam besim se tifozët tanë do të vijnë në numër të madh dhe do të na mbështesin”, tha përfaqësuesi i Sllovakisë.