Surpriza e javës në edicionin italian të reality show-t “Grande Fratello” vjen nga Kosova! Produksioni ka prezantuar zyrtarisht mysafiren speciale që do t’u bashkohet shtëpisë italiane për një javë: Dolce, biondja e zjarrtë nga Big Brother VIP Kosova.
Sapo klipet prezantuese të shqiptares u shfaqën në ekranin e madh, banorët italianë mbetën gojëhapur.
Look-u i saj platin, energjia provokuese dhe vetëbesimi tipik “top model” shkaktuan reagime të menjëhershme.
Pamjet treguan qartë rivalitetin e emocioneve:
Djemtë buzëqeshin të hutuar dhe admironin pamjen e saj,ndërsa disa vajza shfaqën shenja të dukshme sigurie të lëkundur dhe xhelozie elegante.
Ky moment u bë menjëherë viral në rrjetet sociale italiane, ku publiku ka shpërthyer me komente për bukurinë dhe qëndrimin e Dolce-s, duke pritur me entuziazëm hyrjen e saj në shtëpinë më të famshme të italisë.




