Situata në Veri, reagon KFOR-i
Ushtarët e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO do të vazhdojnë patrullimet e tyre të rregullta ditën dhe natën, duke siguruar një prani të vazhdueshme, të qëndrueshme dhe të qetë si në veri të Kosovës ashtu edhe në të gjithë zonën e përgjegjësisë, thuhet në postimin e KFOR në Facebook.
Personeli i KFOR-it mbetet vigjilent, duke ruajtur ndërgjegjësimin për situatën dhe duke nxitur stabilitetin në të gjithë rajonin, vijon postimi.
“Këto aktivitete të vazhdueshme pasqyrojnë angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thekson KFOR.

