Paralajmëron Trafiku Urban, ky pritet të jetë veprimi i radhës i tyre

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë kanë paralajmëruar radikalizmi të veprimeve dhe bllokim të qytetit me autobusët nëse zvarritet edhe më tej çështja e mos alokimit të mjeteve financiare për pagat e tyre.

Përfaqësuesi i “Trafikut Urban” Elmi Gashi u ka bërë thirrje Ministrisë së Financave por edhe Komunës që ta thërrasin arsyen dhe të reflektojnë, duke theksuar se ata janë bërë si një top i ping pongut.

“Protesta po vazhdon me avazin e vjetër sikurse dje por deri në momentin që nuk alokohen mjetet për të shlyer borxhin Komuna ndaj “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë një gjë e tillë nuk do të ndërpritet vetëm sa do të radikalizohet në ditët në vijim. Sipas informatave jozyrtare siç janë dalë npër media që Ministria ka alokuar mjetet, Komuna del dhe thotë se paratë nuk kanë ardh. Ne kemi mbetur andej, këndej, top i vërtetë i ping pongut që po na nxjerrin. Në këto temperatura të ftohta për hir të qytetarëve që po vuajnë për transport, për hir të tyre këta duhet të reflektojnë dhe nëse ndodhë një gjë e tillë ne do t’i kthehemi punës së rregullt në momentin që lshyrë borxhi në të kundërtën, nëse nuk alokohen mjetet situata vetëm do të radikalozohet. Urojmë që kjo të ndodhë ditën e sotme, mbesim me shpresë që arsyeja të mbizotëroje edhe te Komuna dhe te Ministria. Po shpresojmë që i ka alokuar”, u shpreh Gashi.

Ai ka paraajëmruar se me autobusë do ta bllokojnë qytetin pavarësisht se me cka do të përballen.

“Dhashtë zoti stërzgjatet me vite nëse është në interes të këtyre. Por ne do të fillojmë me radikalizmin e veprimeve dhe do të bllokojmë gjithë qytetin, me gjithë autobusët do të dalim. Pavarësisht asaj që mund të bëjmë shkelje e nuk na lejohet nga organet e rendit, por do ta marrim përgjegjësinë dhe pa pëlqimin e askujt do ta bllokojmë qytetin. Na mos me punu e qytetarët me mbet rrugës a? Po këta janë të popullit”, deklaroi Gashi.

Sa i përket deklaratave të shefit të grupit të asamblistëve të VV-së në Komunën  e Prishtinës, Gëzim Sveçla, Gashi tha se nuk ka asgjë më shumë informacione sesa deklarimi i tij që është bërë.

“Njoftim zyrtarë për alokim të mjeteve prej Ministrisë së Financave nuk kemi. Ato janë sikurse ju që keni dëgjuar nga Vetëvendosje, individi, shefi i asamblistëve të VV në Prishtinë ai ka shkruar në mjetet të informimit, aq sa i besoni ju edhe ne. Për ne primare është që komuna ku ne e kemi kontratën kontraktuale nuk ka mjete me aloku. Komuna doli me komunikatë dhe tha se nuk janë alokuar mjetet prej thesarit”, tha Gashi.

Që nga 24 nëntori është ndërpre qarkullimi i autobusëve në kryeqytet./EO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *