Kritikat për Adelinën në rastin e Shpatit, flet Ema Ismaili
Mbrëmë në RTV Dukagjini, paneli përkujtimor për Shpat Kasapin solli jo vetëm emocione, por edhe një debat të nxehtë lidhur me një rastësi të dhimbshme.
Të ftuarit, përfshirë Big Mamën, Adelina Tahirin dhe gazetarin Labinot Nimani, shprehën kritika të hapura ndaj Adelina Ismailit. Arsyeja? Diva mbajti koncertin e saj recital të 40-vjetorit pikërisht në ditën kur u dha lajmi tragjik për vdekjen e Shpatit, por nuk e përmendi atë në asnjë moment gjatë mbrëmjes.
Sipas kolegëve, duke marrë parasysh që ngjarja ndodhi po atë ditë, një dedikim apo një moment heshtjeje ishte i domosdoshëm.
Megjithatë, në mbrojtje të saj doli tekstshkruesi i njohur, Avni Qahili. Ai argumentoi se presioni i një koncerti të tillë gjigant, stresi dhe agjenda e paracaktuar deri në detaj, e bëjnë pothuajse të pamundur ndryshimin e skenarit apo menaxhimin emocional të një lajmi kaq të rëndë në momentin kur je në skenë.
Ky arsyetim i Qahilit duket se ka prekur në shenjë te familja Ismaili.
Motra e Adelinës, Ema Ismaili, ka reaguar menjëherë përmes një “story”, ku ka postuar Avniun duke folur, të shoqëruar me fjalët: “I madh je Avni”.
Me këtë postim, Ema duket se e jep përgjigjen indirekte për kritikat e ditëve të fundit. /Prive By Liberta Spahiu

