Abdixhiku befason me deklaratën për Agim Veliun pas publikimit të listës për deputet
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, e ka vendin e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“E di që është bërë temë edhe çështja e Agim Veliut. Unë kam thënë gjithmonë që Agimi e ka vendin në LDK gjithherë. S’ma ka kërkuar kurrë. Agimi kurrë nuk ka ardhur të më thotë po du me hy në listë. Derën e LDK-së e ka hapur. Mund të vijë. Nuk ka hidhërim”, ka thënë Abdixhiku.
Sipas tij, Agim Veliu, ka qenë fitues i LDK-së për 20 vjet në Podujevë edhe se është figurë e fitores së LDK-së në Podujevë.
“Është një njeri që e don LDK-në dhe punon gjithë jetën për LDK-në. Agimi është vetë LDK-ja. Mundemi me pas mospajtime, por ai e ka vendin e tij në LDK, e ftoj të punoj ende për LDK-në”, ka thënë kreu i LDK-së.
Duke folur për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Abdixhiku tha se do të bazohen në tri shtylla politike për atë se çka do të ndodhë më pas.
“Kjo na detyron ne për tri shtylla politike me vendosë çka ndodhë pas 28 dhjetorit, unë me shumë kënaqësi do t’i elaboroj. E para është stabiliteti institucional. E dyta se si e lejojmë Prokurorinë e Kosovës të përzgjedhe kryeprokurorin. Dhe e treta si i zgjidhin 72 për qind të pozitave udhëheqëse publike qe janë me ushtrues detyre”, deklaroi ai në Debat Plus.
