Arrestohet personi i ‘shumë kërkuar’

Me datën 27.11.2025, në Stacionin Policor Vushtrri ishte raportuar për një rast ku një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të ankuesit dhe në atë rast lëndime kishte pësuar një anëtare e familjes së ankuesit, e moshës së mitur.

Njësitet policore ishin përgjigjur në atë rast, ku kishin lokalizuar vendin e ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit të vendngjarjes kishin gjetur dy gëzhoja e gjithashtu në vendbanimin e të dyshuarit kishin gjetur dhe konfiskuar një armë të gjatë e cila dyshohej se ishte përdorur në atë rast si dhe 14 fishekë. Rasti ishte iniciuar ,,Vrasje e rëndë në tentativë”.

Pas veprimeve intensive, sot me datën 19.12.2025, hetuesit policor të Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin 58 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës

Pas intervistimit dhe procedurave tjera, me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor ne kohëzgjatje prej 48 orëve .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *