E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 12-vjeçares
Rasti është raportuar të enjten pasdite, rreth orës 16:00, kur Stacioni Policor Prizren ka pranuar informatën për vdekjen e një pacienteje në Qendrën Emergjente – Repartin e Pediatrisë. Pas njoftimit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se viktima kishte qenë e shtruar për trajtim një natë më herët, ndërsa vdekja e saj ka ndodhur pasditen e së enjtes.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar i shtetit. Me urdhër të Prokurorit kujdestar të shtetit, rasti është iniciuar si hetim i vdekjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit. Rasti është kaluar për hetime të mëtejme.
Ndërsa, sot gjatë ditës së shtunë, 12 vjeçares do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e reja të fshatit Mushtisht.

