Rasti “Qielli i Thyer”, arrin rreth 80 milionë euro vlera e pasurisë së sekuestruar

Prokuroria Speciale është mbledhur sot, ku në takim me ekipin e përbashkët për shënjestrimin e rasteve, kanë edhe një nga rastet më të mëdha të krimit të organizuar, që është ai “SkyCC” apo “Qielli i Thyer” ku janë të arrestuar 33 persona.

Me këtë rast, Kryeprokurori i PSRK-së, Blerim Isufaj, ka deklaruar se vlera e konfiskimeve në total kap shifrën e rreth 80 milionë eurove, duke theksuar se ky është një rast që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, sa i përket vlerës së sekuestrimeve.

“Sot kemi thirr një takim me ekipin e përbashkët për shenjëstrimin e rasteve. Kemi të bëjmë me një rast jashtëzakonisht të rëndësishëm që ka të bëjë me krimin e organizuar. Vlera e konfiskimeve në total, përfshirë vlerën palujtshëmrive, parave të gatshme e tjera shkon diku rreth 80 milionë euro. Është një rast që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë sa i përket kësaj vlere të sekuestrimeve”, deklaroi ai.

Ai u shpreh të gjithë të dyshuarit janë në paraburgim dhe se ky rast është me prioritet të jashtëzakonshëm.

“Rasti është i ndjeshëm dhe i kemi të gjithë të dyshuarit deri më tani në paraburgim. Për ne ka prioritet jashtëzakonisht i madh. Nuk paragjykojmë si do të jetë fundi po atë që garantojmë që është se hetimet janë duke u zhvilluar me profesionalizëm dhe prioritetin e duhur”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *