E konfirmonZRRE-ja: Në mars merret vendimi për tarifat e reja energjetike
Zyra e Rregullatorit për Energji e ka konfirmuar për RTV21 se në muajin mars do të merret vendimi për tarifat e reja energjetike të cilat do të hyjnë në fuqi në muajin prill.
ZRRE tha se aplikimet për të hyrat e lejuara nga operatorët dhe furnizuesit e licencuar pritet të dorëzohen gjatë muajit janar.
“ZRRE ju informon se procesi i shqyrtimit të tarifave të energjisë elektrike zhvillohet në disa faza rregullative. Aplikimet për të hyrat e lejuara nga operatorët dhe furnizuesit e licencuar pritet të dorëzohen gjatë javës së tretë të muajit janar 2026, pas së cilës ZRRE do të bëjë shqyrtimin rregullativ. Vendimi përfundimtar për tarifat pritet gjatë muajit mars 2026, ndërsa zbatimi i tarifave të reja, do të fillojë nga muaji prill 2026, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi.”
Aktualisht konsumatorët që shpenzojnë energji elektrike deri në 800 kilovat brenda një muaji paguajnë 9.05 centë për kilovat nga 7.79 centë sa ishte vitin e kaluar. Ndërkohë, ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë brenda një muaji, paguajnë 15.43 centë për kilovat nga 13.29 centë sa ishte vitin e kaluar. Ndërkohë, nga muaji maj konsumatorët e energjisë elektrike do të pranojnë faturat e tyre me tarifa të reja të cilat pritet të hyjnë në fuqi në prill të vitit 2026.
