Temperaturat bien ndjeshëm, paralajmërohet dhe reshje bore në këto zona

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje lokale dhe të herëpashershme shiu. Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë pjesës më të madhe të ditës reshjet do të jenë të pakta dhe të karakterit lokal.

Megjithatë, në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë natës në vijim, reshjet pritet të intensifikohen dukshëm. Me rënien e temperaturave, shiu në shumë zona do të përzihet me borë, veçanërisht në viset më të larta dhe zonat malore, por nuk përjashtohet edhe në disa pjesë të ultësirave.

Temperaturat minimale do të zbresin deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të arrijnë deri në 8 gradë Celsius. Këto kushte mund të ndikojnë në rrugë të lagështa dhe të rrëshqitshme, sidomos gjatë orëve të natës dhe në mëngjesin e hershëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *