Kadri Kryeziu: Këto do të jenë rezultatet e partive politike më 28 dhjetor
Juristi i njohur, Kadri Kryeziu ka dhënë një projekcion të rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, duke u bazuar në sondazhe dhe vlerësime konfidenciale që, sipas tij, përdoren edhe nga qarqet ndërkombëtare.
Kryeziu thekson se pjesëmarrja në zgjedhje pritet të jetë më e lartë krahasuar me zgjedhjet e shkurtit, ku kishin votuar rreth 46.5 për qind e qytetarëve. Sipas tij, më 28 dhjetor pritet që pjesëmarrja të arrijë nga 49 deri në 52 për qind.
“Rritja e pjesëmarrjes lidhet kryesisht me praninë e votuesve nga diaspora, të cilët kanë ardhur në vend për festat e fundvitit dhe pritet të shfrytëzojnë të drejtën e votës,” ka shkruar Kryeziu, transmeton Gazeta Imazhi.
Sa i përket rezultateve, ai paraqet këto projeksione elektorale:
- Lëvizja Vetëvendosje: 47–51 për qind
- Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 20–22 për qind
- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 17–19 për qind
Sipas Kryeziut, këto shifra reflektojnë trendet aktuale politike dhe lëvizjet e elektoratit në prag të zgjedhjeve.
Analiza e plotë, e cila përfshin të dhëna më të detajuara nga sondazhet dhe vlerësimet konfidenciale, është publikuar në seksionin e komenteve.
