Tentim vrasje në qendër të Prishtinës
Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar mbrëmjen e së premtes në kryeqytet, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 27.12.2025, rreth orës 22:30, në Sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë. Viktima, mashkull kosovar, dyshohet se është sulmuar me një mjet të mprehtë nga një i dyshuar, po ashtu mashkull.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa gjendja e tij po monitorohet nga ekipet shëndetësore.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa njësitë policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin dhe arrestimin e tij. Rasti është në procedurë hetimi.
“VRASJE NË TENTATIVË Sheshi Ibrahim Rugova, Prishtinë 27.12.2025, 22:30. Është raportuar se viktima m/k është sulmuar me një mjet të mprehtë nga i dyshuari m/k. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.”, thuhet në njoftimin e policisë.
