Fitorja e Kurtit në zgjedhje, reagon Ambasada Amerikane
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë shpreson që të thellojë partneritetin me Qeverinë e Kosovës përfshirë edhe rifillimin e dialogut strategjik, i pezulluar prej gati katër muajsh për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë.
Siç kishte thënë ShBA-ja veprimet e qeverisë kishin rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë duke vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta.
Ambasada tha për RTV21 se rifillimi i dialogut strategjik kërkon veprime nga Qeveria e Kosovës.
“Shpresojmë të thellojmë partneritetin tonë me qeverinë e Kosovës, duke përfshirë edhe rifillimin e dialogut tonë strategjik. Kjo do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës për të avancuar agjendën tonë të përbashkët të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik, tha për RTV21 një zëdhënës i ambasadës së ShBA-së në Prishtinë./RTV21/21Media
