Rreth 30% të votave të numërura, ndryshon radhitja për deputetë – këta janë më të votuarit në VV tash për tash
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazdhon numërimin e votave të kandidatëve për deputet.
Deri më tani janë numëruar 754 vendvotime, apo 29.49 për qind nga gjithsej 2,557 vendvotime në nivel vendi.
Sipas rezultateve të deritanishme për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, kandidati Albin Kurti kryeson listën me 98,765 vota, i pasuar nga Glauk Konjufca me 76,873 vota.
Deri në këtë fazë të numërimit vërehen ndryshime në radhitjen e kandidatëve. Albulena Haxhiu nëkëtë fazë e ka kaluar Hekuran Muratin, duke u radhitur si e treta më e votuar.
Haxhiu aktualisht ka 39 mijë e 903 vota, e pasura nga Murati me 39 mijë e 579 vota
Donika Gërvalla-Schwarz renditet si e pesta në listën e më të votuarve me 34 mijë e 991 vota, e pasuar nga Xhelal Sveçla me 31 mijë e 939 vota
Pas tij vjen Hajrulla Çeku me 29,816 vota, Avni Dehari me 26,210 vota, Mimoza Kusari-Lila me 24,334 vota dhe Ejup Maqedonci me 22,296 vota.
Në mesin e më të votuarve janë edhe Shqipe Mehmeti Selimi me 17 mijë e 810 vota.
Një prej më të votuarve është edhe djali i ideologut të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, Andini, i cili ka marrë 16 mijë e 171 vota.
