Cilës parti i shkojnë votat e NISMA-së?
Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, sonte në emisionin “DPT te Fidani”, ka sqaruar situatën rreth votave të Nismës.
Ai ka theksuar se këto vota nuk do t’i shpërndahen askujt dhe, sipas tij, thjesht nuk llogariten fare.
“Votat e Nismës as nuk i shpërndahen ndonjë partie, as nuk i shkojnë të parës as të dytës ato thjesht nuk llogariten fare. Kur bëhet ndarja e ulëseve, merren vetëm partitë shqiptare të cilat e kanë kaluar pragun”, ka thënë Cakolli.
“Pra, merret totali i votave të vlefshme të Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Këto dhe votat e partive të tjera që nuk e kanë kaluar pragun, thjesht nuk llogariten fare kur bëhet ndarja”, ka shtuar ai.
