Një mashkull 36-vjeçar gjendet i vdekur në rrugë

Një person është gjetur i vdekur në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prizren, të mërkurën.

Lajmi për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Ai ka thënë viktima është F,Th, mashkull, 36-vjeçar nga Mamusha.

“Sot me datën 07.01.2026, rreth orës 12:40, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Ukshin Hoti”, në lagjen Arbana në Prizren, një person dyshohet se nuk ka shenja jete. Menjëherë, patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin e emergjencës. Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit. Viktima është identifikuar si F.Th., mashkull, rreth 36 vjeçar, nga Mamusha.”, tha ai.

Sipas tij, Policia në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *