Krimet Ekonomike të Policisë zbarkojnë në disa qytete të Kosovës – po kërkohen mbi 40 persona
Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga shumë prokurorë janë duke realizuar një aksion të gjerë në gjithë vendin, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuara edhe Petrit Kryeziu, kryeprokurori i Prizrenit, i cili tha se është duke e udhëhequr aksionin në Prishtinë.
“Aksioni është i gjerë dhe përfshinë të dyshuar në të gjithë Kosovën. Target kemi më shumë se 40 persona”, tha Kryeziu për Gazetën Sinjali.
Gazeta Sinjali merr vesh se aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.
Ende nuk dihen më shumë detaje për aksionin, por Gazeta Sinjali do të ju mbaj të informuar me rastin.
