Xhan’darmëria serbe këndon: “Po sħkojmë në Kosovë”
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale shfaq pjesëtarë të xhandarmerisë së Serbisë duke kënduar këngë me përmbajtje nacionaliste, ku dëgjohet fraza: “Odlazimo na Kosovo ravno” (“Po shkojmë drejt në Kosovë”).
Pamjet, të publikuara fillimisht nga media ruse Sputnik dhe të shpërndara edhe nga faqe të tjera në rrjetet sociale, tregojnë një rresht të pjesëtarëve të armatosur të xhandarmërisë serbe, ku sipas mbishkrimit në video, ata këndojnë edhe këngën “Hriste Bože” – një këngë ultra-nacionaliste serbe, e frymëzuar nga miti i Betejës së Kosovës, për të frymëzuar serbët për të luftuar për Kosovën.
Edhe pse nuk bëhen të ditura detaje për vendin dhe datën e saktë të incizimit, përmbajtja e këngës, e cila ka përmbajtje ultra-nacionaliste, ka tërheq vëmendjen e opinionit publik. Publikimi i kësaj videoje vjen dy ditë pas “Vidovdanit”.
