Dyshime për mashtrim me sigurime, detaje rreth arrestimit të Sami Mazrekut
Ish-drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku bashkë me ish-drejtorin e Financave në BKS, Valon Berisha, dyshohen t’iu kenë lëshuar para qytetarëve të ndryshëm në emër të sigurimeve në vlera mijëra euro.
Nga këto para, qytetarët një pjesë të tyre dyshohet t’ua kenë dhënë vetë atyre në cash, shkruan sot Betimi për Drejtësi bazuar në burime brenda organeve të drejtësisë.
Ata dyshohen se kanë lëshuar fatura për dëme që nuk kanë ndodhur fare.
Mazreku dhe Berisha u arrestuan në aksionin që po zhvillohet nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me Prokurorinë Themelore në Prizren.
Aksioni është në vazhdim dhe deri tani janë arrestuar disa persona nën dyshimin që kanë përfituar kundërligjshëm.
