div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-30905 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e shtetit islamik në Siri

Ushtria amerikane raportohet se ka kryer sulme kundër ISIS-it në Siri këtë të shtunë.

Lajmi raportohet nga Al Arabiya.

“Ushtria amerikane ka goditur objektiva të ISIS-it në Siri, i tha një zyrtar amerikan Al Arabiya English.”, raportoi mediA

Më parë, i dërguari special i SHBA-së për Sirinë, Tom Barrack tha se përleshjet e fundit midis forcave kurde dhe qeveritare në Alepo ishin “thellësisht shqetësuese” dhe rrezikonin marrëveshjen e integrimit të marsit 2025 midis Forcave Demokratike Siriane dhe qeverisë së Damaskut.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të ndërpresin menjëherë armiqësitë dhe të kthehen në dialog“, tha Barrack pas takimit me pesidentin sirian Ahmed al-Sharaa dhe mnistrin e Jashtëm Assad al-Shaibani.

Barrack shtoi se ekipi i Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio është gati të lehtësojë bashkëpunimin midis dy palëve për të ecur përpara me procesin e integrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *