Paga minimale, Ministria e Financave del me këtë njoftim
Ministria e Financave ka njoftuar se paga minimale në vend është rritur nga 350 euro bruto në 425 euro bruto, vendim i cili ka hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti, shkruan Gazeta 10.
Sipas njoftimit zyrtar, zbatimi i këtij vendimi do të bëhet në dy faza, me qëllim që punëdhënësit të kenë kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur me ndryshimin në mënyrë graduale. Faza e dytë e rritjes do të nisë më 1 korrik, kur paga minimale do të arrijë në 500 euro bruto.
Ministria thekson se kjo rritje përbën një masë të rëndësishme për përmirësimin e mirëqenies së punëtorëve dhe për përafrimin e pagës minimale me kushtet aktuale të tregut të punës.
Po ashtu, institucionet përgjegjëse kanë bërë të ditur se do të sigurojnë zbatimin e plotë dhe të rregullt të këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
