Haliti: Të gjithë e dinë që votat vidhen kapak, nuk është ndonjë sekret
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka deklaruar publikisht se manipulimi i votave në proceset zgjedhore në Kosovë është një fenomen i njohur.
Gjatë një interviste në emisionin “60 Minuta” në KTV, ku po diskutohej për procesin e rinumërimit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit,
Haliti u shpreh hapur mbi cenimin e integritetit zgjedhor.
“Të gjithë e dinë që votat vidhen kapak, nuk është ndonjë sekret”, deklaroi Haliti, përcjell Insajderi.
Kjo nuk është hera e parë që Haliti bën deklarata që shkaktojnë reagime të forta në opinionin publik.
Kjo deklaratë ka rikthyer në vëmendje një tjetër qëndrim të tij të vitit 2018, lidhur me pasurinë e politikanëve.
Gjatë një debati televiziv tetë vite më parë, Haliti kishte relativizuar zotërimin e shumave milionëshe, duke i konsideruar ato si diçka të zakonshme për rrethin e tij politik.
“Në qoftë se ka mbetë puna me i shpjegu 2-3 milionë, edhe ti i ke, ne të gjithë i kemi 2-3 milionë.”, deklaronte ai në vitin 2018.
