div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-31738 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Tha se shkoi për Gjermani, por shpejt i ra pishman – Albert Shabani punësohet nga ish-kandidati i PDK-së

U bë lajm se Albert Shabani, përkrahësi viral i Vetëvendosjes u bart në Gjermani për një jetë më të mirë, por megjithatë ai duket se do të qëndrojë në Kosovë.

Qenrim Kryeziu, kandidat i PDK-së për deputet, ka njoftuar se e ka pritur në zyrë Shabanin dhe se i ka siguruar një vend pune në kompaninë e tij.

Postimi i plotë i Kryeziut:

Albert Shabani i është i njohur si njëri nga flamurtarët më të zjarrtë të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ai nuk ka kursyer asgjë nga vetja në mbështetje të këtij subjekti politik.

Së fundmi u bë e ditur se shumë shpejt do ta braktiste Kosovën në kërkim të një jete më të mirë në Gjermani.

Jam i nderuar që pata rastin ta pres sot në zyrën time dhe ta bind që të mos e ndërmarrë këtë hap të dhimbshëm.

Që nga 7 marsi, ai do të jetë pjesë e kompanisë ISP – Broadcast. Albert Shabani dhe të tjerë si ai kanë të drejtë t’i ruajnë bindjet dhe preferencat e tyre politike pa asnjë presion, si qytetarë të lirë të këtij vendi.

Por një gjë duhet ta kemi të qartë: Kosova është mbi partitë. Dhe asgjë nuk e dëmton më shumë shtetin tonë sesa shndërrimi i tij në djerrinë nga ikja e rinisë drejt vendeve perëndimore. Prandaj, angazhimi kundër zbrazjes së Kosovës sot është njëra nga detyrat më patriotike që e kemi para vetes.

Nuk guxojmë ta përçudnojmë politikën në lojë për një mandat, por ajo duhet ta ruajë misionin e saj si përkushtim jetësor për gjeneratat e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *