div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-31754 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
A do të jetë në garë për Kryetar të LDK’së, flet Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pyetur nëse do ta paraqesë kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kuvendin e kësaj partie që do të mblidhet këtë të shtunë.

Rama tha se nuk do të përfshihet në këtë proces të brendshëm, duke shtuar se do që ta shoh LDK’në lartë e më lartë, shkruan Reporteri.net.

“Unë do t’i ndihmoj gjithmonë dhe sa herë të ka nevojë Lidhja Demokratike, dhe kam dëshirë që LDK të ngritet lartë e më lartë. Por nuk do të jem kandidat për të shtunën për këtë proces zgjedhor, process i brendshëm. Uroj të ketë proces të mirëfilltë dhe demokratik dhe t’i ndihmoj LDK’së të dalë fituese si rezultat i këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Rama në T7.

Në Kuvendin e LDK’së, kreu aktual Lumir Abdixhiku do ta paraqes dorëheqjen, pas rezultatit të dobët që shënoi kjo parti në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Vendimi nëse do i pranohet dorëheqja apo jo, mbetet në dorë të delegatëve.

Deri tash, kandidaturën për të parin e kësaj partie e ka shpallur Avdullah Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *