Skandal sek’sual trondit politikën malazeze: Drejtoresha jep dorëheqje pas publikimit të materialeve intime
Mediat në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe në rajon kanë raportuar për një skandal me përmbajtje seksuale që ka tronditur skenën politike malazeze, transmeton Gazeta Metro.
Skandali shpërtheu pas publikimit në rrjete sociale të disa materialeve intime, të cilat sipas raportimeve mediatike lidhen me këta dy zyrtarë.
Pas reagimeve të shumta publike dhe presionit politik, mediat raportuan se Mirjana Pajkoviq ka dhënë dorëheqje nga funksioni i saj, ndërsa Dejan Vukshiq kishte dhënë dorëheqje më herët nga pozita e këshilltarit presidencial.
Vukshiq ka deklaruar publikisht se “nuk ka asnjë lidhje me krijimin, posedimin apo shpërndarjen e materialeve”, duke shtuar se ato i ka parë vetëm pasi u publikuan në rrjete sociale. Ai ka theksuar se rasti po përdoret për diskreditim personal dhe politik.
Nga ana tjetër, Pajkoviq ka paraqitur kallëzime penale, duke pretenduar se është kërcënuar dhe shantazhuar në lidhje me publikimin e materialeve komprometuese. Sipas mediave, ajo ka deklaruar se rasti ka pasur pasoja serioze për jetën e saj personale dhe profesionale
Institucionet kompetente në Mal të Zi kanë njoftuar se janë hapur procedura për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë eventuale.
