div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-31787 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Ndalohen për 48 orë tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës, dyshohen për ryshfet dhe keqpërdorim detyre

Janë ndaluar për 48 orë tre zyrtarët në Komunën e Prishtinës pas aksionit të zhvilluar nga Krimet Ekonomike të martën.

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë bërë të ditur se të njëjtit dyshohen për veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Kaltrina Shala bëri të ditur se janë sekuestruar telefona dhe prova tjera për rastin

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se pas aksionit të zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, prokurori i shtetit ka marrë aktvendim për ndalimin e tre personave, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 414 i KPRK-së dhe ‘marrja e ryshfetit’ sipas nenit 421 të KPRK-së. Po ashtu janë sekuestruar edhe telefona si prova, të cilat do të shërbejnë në zhvillimin e mëtejmë të procedurës hetimore. Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë me shkrim në gjykatën kompetente për caktimin e ndonjërës prej masave ndaj të dyshuarve”, tha Shala për Reporteri.net.

Fillimisht rasti u konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga Kryeprokurori Zejnulla Gashi. Ai tha se njëri nga ta ishte kapur në flagrancë.

Gazeta Online Reporteri.net raportoi gjatë ditës se të arrestuarit janë, Dukagjin Gashi, Bashkim Sadiku dhe Afrim Gashi.

Për arrestimin e tyre u deklaruar edhe Kryetari i Komunës, Përparim Rama.

Ai theksoi se komuna do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente dhe se askush nuk është mbi ligjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *